Prodhuesit e duhanit sipas renditjes së alfabetit do t’i marrin paratë nga bankat

134

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informojnë se sot paratë do të mund t’i marrin prodhuesit e duhanit me mbiemrat që fillojnë me shkronjat: A, B, V, G,D, të mërkurën me mbiemrat që fillojnë me shkronjat GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, të enjten me mbiemrat që fillojnë me shkronjat L, LL, M, N, NJ, O, P, R ndërsa të premten me mbiemrat që fillojnë me shkronjën S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.

MBPEU apelon, për shkak të mbrojtjes së shëndetit, gjatë vizitës në banka, prodhuesit e duhanit t’u përmbahen rekomandimeve për vetizolim, gjegjësisht të respektojnë distancë përkatëse nga personat tjerë të cilët presin në radhë.

Kultivuesit e duhanit dje prej orës 16:00 deri në orën 23:00 i kanë marrë subvencionet nga bankomatet, nën regjim të kontrolluar dhe lista nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Shuma maksimale e mjeteve të cilat mund t’i marrin përmes bankomatit gjatë 24 orëve është e barabartë me limitin ditor për marrje të parave të gatshme nga kartela debitore, që tashmë është dakorduar me bankën, shërbimet e së cilës i shfrytëzon shfrytëzuesit që i tërheq paratë. Që të tërhiqen paratë nga subvencionet e marra, nevojitet që kartela debitore të jetë e lidhur me llogarinë konkrete në të cilën është bërë pagesa”, thonë nga MBPEU