6.9 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaLajmeProcedurë disiplinore ndaj Prokurorit të lartë publik të Shkupit dhe një prokurori...

Procedurë disiplinore ndaj Prokurorit të lartë publik të Shkupit dhe një prokurori publik nga e njëjta prokurori

Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik miratoi vendim për inicimin e procedurës disiplinore kundër Prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së lartë publike Shkup dhe një prokurori publik nga e njëjta prokurori. Sipas njoftimit të Prokurorisë, procedura është nisur për shkelje të renda disiplinore, duke përfshirë parregullsi në verifikimin e lëndëve dhe punë joprofesionale në disa raste.

“Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në punën e Prokurorisë Publike njëzëri ka miratuar vendim me të cilin ka filluar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, për kryerjen e shkeljes së rëndë disiplinore nga neni 91, paragrafi 1, linja 1 dhe 6 e Ligjit për Prokurorinë Publike. Komisioni, po ashtu, njëzëri ka miratuar vendim për fillimin e procedurës disiplinore kundër prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup dhe një prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup për kryerjen e shkeljes së rëndë disiplinore konform nenit 91 paragrafi 6 të Ligjit për Prokurorinë Publike”, qëndron në komunikatën e Prokurorisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments