6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmePresidenti Pendarovski thërret për nesër Këshillin e Sigurisë

Presidenti Pendarovski thërret për nesër Këshillin e Sigurisë

Nesër, më 13 shtator 2021 me fillim prej orës 12:00 në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nga Kabineti i presidentit, Stevo Pendarovski,

Mësohet se në seancë, do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.

Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit Pendarovski në mbledhje do të merr pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments