10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmePresidenti i Filipineve paralajmëron shkelësit e masave ndaj koronavirusit me vrasje

Presidenti i Filipineve paralajmëron shkelësit e masave ndaj koronavirusit me vrasje

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka paralajmëruar shkelësit e masave të ndalimit të lëvizjes shkaku i koronavirusit, në mënyrën siç di ai, me vrasje.

Duterte, që më herët kishte nxitur reagimin e gjithë botës duke ftuar qytetarët e vendit të vrasin çdo konsumues dhe diler të drogës, kësaj here ka kërcënuar qytetarët se do i presë një fat i tillë nëse lëshojnë karantinën, njofton Reuters të enjten, transmeton KOHA.

Kësaj here, ai ka ftuar policinë dhe ushtrinë të vrasin shkelësit e masave, me arsyetimin se po shkaktojnë problemeve për punëtorët mjekësorë.

Lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugë, jashtë afatit të lejuar, ai e ka quajtur krim të rëndë.

Në një adresim televiziv të mërkurën mbrëma, Duterte tha se është jetike që të gjithë të bashkëpunojnë dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Në Filipine, deri më tash janë regjistruar 96 vdekje si pasojë e koronavirusit, ndërkohë janë edhe 2.311 persona të infektuar.

“Gjendja po përkeqësohet. Kështu që edhe një herë po ua sqaroj seriozitetin e problemit dhe se duhet të dëgjoni”, tha Duterte. “Urdhrat e mi për policinë dhe ushtrinë janë: nëse dikush krijon telashe dhe jeta e tyre është në rrezik, qëlloni dhe vritni ata”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments