7.2 C
Tetovo
E premte, 5 Dhjetor, 2025
BallinaLajmePresidenti bullgar: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV e përshpejton rrugën...

Presidenti bullgar: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV e përshpejton rrugën drejtë BE-së

Kreu i shetit bullgar Rumen Radev pret që një gjë e tillë të ndodh së shpejti. Megjithatë, përfaqësuesit e organizatave bullgare nga Shkupi, Manastiri, Ohri, Prilepi, Kavadari dhe Koçan, u deklaruan kategorikisht para kreut të shtetit bullgar, kundër ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar, pasi bëhej fjalë për garantimin e të drejtave themelore të njeriut.
Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se duke përfshirë bullgarët në Kushtetutë, Maqedonia do të përshpejtojë ndjeshëm anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
– Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë do të përshpejtojë ndjeshëm rrugën e vendit drejt BE-së dhe shpresoj që fqinji ynë jugperëndimor, do ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që t’I hapë dyert për negociata për anëtarësim të plotë” – tha ndër të tjera presidenti I Bullgarisë Radev në pritjen për përfaqësuesit e organizatave të bullgarëve nga Maqedonia.
Ai shpreson se autoritetet e RMV-së do ta zbatojnë “kompromisin evropian”, të vitit 2022.
– Ne të gjithë shpresojmë që integrimi i RVM-së të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo nuk mund të jetë në kurriz të të drejtave të komunitetit bullgar në vend” – tha presidenti bullgar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments