13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaPrej sot vetëizolim për të gjithë banorët e Moskës

Prej sot vetëizolim për të gjithë banorët e Moskës

Të gjithë banorët e Moskës prej sot do të duhet të qëndrojnë në vetizolim shtëpiak , paralajmëroi prefekti i Moskës Sergej Sobjanin.

“Sot nënshkrova vendim për masa shtesë që të parandalohet përhapja e shpejtë e koronavirusit. Prej nesër, vetëizolimi do të jetë i obligueshëm për të gjithë banorët e Moskës pa marr parasysh moshën”, ka shkruar dje Sobjanin në bllogun e tij.

Në të thuhet se dalja prej shtëpisë do të jetë e mundur vetëm në rast të ndihmës së shpejtë mjekësore apo në rast të rrezikut për jetë dhe shëndet, përveç nëse nuk ekziston zgjidhje tjetër.

Në Rusi gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 270 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve arriti 1.534 dhe 64 të vdekur. Javën e ardhshme sipas vendim të autoriteteve, nuk do të punohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments