4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaDy mjekë falën në Izrael, njëri me drejtim nga Meka e tjetri...

Dy mjekë falën në Izrael, njëri me drejtim nga Meka e tjetri nga Jeruzalemi

 Nga Ekonomia Online

Pandemia e Coronavirusit ka izoluar botën dhe në këmbë përveç ushtrisë, policisë janë edhe luftëtarët e vijës së parë. Po flasin për bluzat e bardha që janë heronjtë e luftës që deri më tani ka prekur 600 mijë njerëz dhe ka lënë mbi 30 mijë viktima.

Punojnë së bashku por këta infermierë izraelitë kanë edhe diçka tjetër që i bashkon. Ata kanë vendosur të luten së bashku në këto kohë të vështira. Njëri i drejtuar drejt Mekës tjetri drejt Jeruzalemit. Bëhet fjalë për dy anëtare të stafit mjekësor të Be’er Sheva në Izrael. Njëri Avraham Mitz është hebre, ndërkohë që Zoher Abu Jama është mysliman.

”Kjo sëmundje nuk bën dallime midis feve ose gjinive. Diferencat i kemi lënë pas, dhe punojmë së bashku”. Sigurisht që kjo fotografi po bën xhiro në rrjete sociale, duke marrë shumë lëvdata. Në Izrael janë rreth 3600 rastet me COVID-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments