13.9 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmePrej sot nga 840 denarë, studentët do të marrin në javë për...

Prej sot nga 840 denarë, studentët do të marrin në javë për racionin e subvencionuar ushqimor

Studentët prej sot paratë për racionin e subvencionuar të ushqimit do të mund t’i marrin në javë, përkatësisht 840 denarë gjithsej për gjashtë ditë të javës në vend të pagesës ditore prej 140 denarë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se studentët të cilët e realizojnë të drejtën e racionit të subvencionuar ushqimor, nga sot në llogarinë e tyre të transaksionit do të kenë 840 denarë për blerjen e produkteve ushqimore dhe paratë do të mund t’i përdorin nga e hëna deri të shtunën.

Nuk ka asnjë ndryshim në kushtet për ushtrimin e të drejtës së racionit të subvencionuar të studentëve. Afati për paraqitjen e studentëve të cilët deri më tani nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë ose nuk i kanë plotësuar kriteret është data 1 deri më 5 të çdo muaji, përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments