7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmePolicia pritet të shoqërojë nga momenti në moment akterët e përfshirë në...

Policia pritet të shoqërojë nga momenti në moment akterët e përfshirë në dhunën e sotme në Kuvend

Prokuroria Themelore në Prishtinë  ka nisur hetimet për rastin e dhunës së ushtruar sot në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

Ky organ ka autorizuar policinë për t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë deklaratat e palëve të përfshira në rast.

Ndërkohë “Gazeta Blic” nga burimet e saj merr vesh se Policia e Kosovës po qëndron jashtë Kuvendit dhe në momentin e parë që personat përgjegjës të përfshirë në konflikt do të dalin nga ambientet e Kuvendit, të njëjtit do të arrestohen.

“Policia e Kosovës po qëndron jashtë Kuvendit dhe në momentin qe deputetët ministra apo kushdo që ka qenë i përfshirë në rrahjen e sotme në Kuvend, do t’i shoqëroj në stacionin policor për intervistim” i tha një burim “Gazeta Blic”

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës u përfshi nga tensionet të cilat eskaluan edhe në konfrontim fizik.

Deputetët e PDK-së patën përleshje fizike me ministrat e qeverisë Kurti, në momentin që ku i fundit po mbante fjalën në Kuvend.

Nga partitë opozitare është kërkuar që seanca të ndërpritet por kjo kërkesë nuk është aprovuar nga kryeparlamentari Konjufca.

PDK-ja aktualisht po e mban të bllokuar foltoren e Kuvendit./

/Gazeta Blic/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments