7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeKonjufca kërkon të vazhdojë seanca, fishkëllehet nga deputetët e opozitës

Konjufca kërkon të vazhdojë seanca, fishkëllehet nga deputetët e opozitës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar sërish nga deputete e opozitës që ta lirojnë foltoren e Kuvendit, në mënyrë që të vazhdojnë me seancën, raporton Ekonomia Online.

Ai duke lexuar pikën tjetër të kësaj seance e cila ishte për çmimet e produkteve medicionale, u pengua me fishkëllima nga opozita.

“Deputetë ju lutem lirone vendin, uluni nëpër vendet e juaja. Komisionin funksional për shëndetësi ka shqyrtuar ligjin për çmimin e produkteve medicionale”, tha Konjufca.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se sipas rregullores së Kuvendit kur bëhet rrëmujë dhe deputetët nuk e dëgjojnë kryeparlamentarin është detyrim ligjor që të ndërpritet seanca.

“Për hir të qytetarëve e ki për detyrim që me e respektu rregulloren e Kuvendit, e keni detyrim kushtetues e moral që ta ndërpreni”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments