Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për rastin e dhunës së ushtruar sot në Kuvend, raporton Gazeta Blic.
Ky organ ka autorizuar policinë për t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë deklaratat e palëve të përfshira në rast.
Ndërkohë “Gazeta Blic” nga burimet e saj merr vesh se Policia e Kosovës po qëndron jashtë Kuvendit dhe në momentin e parë që personat përgjegjës të përfshirë në konflikt do të dalin nga ambientet e Kuvendit, të njëjtit do të arrestohen.
“Policia e Kosovës po qëndron jashtë Kuvendit dhe në momentin qe deputetët ministra apo kushdo që ka qenë i përfshirë në rrahjen e sotme në Kuvend, do t’i shoqëroj në stacionin policor për intervistim” i tha një burim “Gazeta Blic”
Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës u përfshi nga tensionet të cilat eskaluan edhe në konfrontim fizik.
Deputetët e PDK-së patën përleshje fizike me ministrat e qeverisë Kurti, në momentin që ku i fundit po mbante fjalën në Kuvend.
Nga partitë opozitare është kërkuar që seanca të ndërpritet por kjo kërkesë nuk është aprovuar nga kryeparlamentari Konjufca.
PDK-ja aktualisht po e mban të bllokuar foltoren e Kuvendit./
/Gazeta Blic/