11.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmePolicia është në Hasanbeg dhe Haraçinë, agjentët specialë po kontrollojnë shtëpitë

Policia është në Hasanbeg dhe Haraçinë, agjentët specialë po kontrollojnë shtëpitë

Sot në mëngjes në Hasanbeg dhe Haraçinë po gumëzhin nga policia, mëson “Makfax”. Në disa lokacione po kontrollohen banesa dhe në aksion po marrin pjesë specialistë, të cilët kontrollojnë shtëpitë.

Jozyrtarisht janë arrestuar rreth 20 persona.

Një numër i madh i policëve janë vërejtur në këto pjesë të Shkupit, ku sipas informacioneve të “Makfax” janë arrestuar kriminelë.

“Kërkimet janë duke u zhvilluar nëpër shtëpi në disa vende dhe kur të përfundojnë gjatë ditës do të dalin me deklaratë”, thonë nga MPB.

Aksioni është i koordinuar me prokurorinë për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments