5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePolicia e Maqedonisë për herë të parë do ta sigurojë transportin e...

Policia e Maqedonisë për herë të parë do ta sigurojë transportin e materialit zgjedhor

Zyrtarët policorë në këto zgjedhje do ta sigurojnë materialin zgjedhor, ndërsa në mesin e materialit zgjedhor do të ndodhen edhe ‘fingerprintat’.

KSHZ-ja në mbledhjen e sotme e miratoi e Rregulloren për mënyrën e veprimit të policisë në zgjedhje dhe u përgatit në bashkëpunim me MPB-në. Në mbledhje është miratuar edhe udhëzimi për votim për të sëmurët dhe të pafuqishmit që do të votojnë.

“Risi në këto zgjedhje është kjo Rregullore që vendoset sigurimi i detyrueshëm gjatë transportit të materialit zgjedhor nga policia. Bëhet fjalë për material të besueshëm siç janë fletat e votimit dhe Lista Zgjedhor, por këtë herë për herë të parë, me ndryshimin e ligjit, është edhe pajisjet teknologjike për identifikimin e votuesve gjatë votimit përmes ‘fingerprintit’. Kjo do të thotë materiali zgjedhor sigurohet, ndërsa transportin do ta organizojnë MPN”, tha anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu tha se në këto zgjedhje të sëmurët dhe personat e pafuqishëm nuk do të kontrollohen me ‘Fingerprint’ por se do të votojnë si deri tani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments