10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmePolicia bastis depon e familjes së Zaevit në Strumicë

Policia bastis depon e familjes së Zaevit në Strumicë

Policia ka ndërhyrë në depotë e familjes së liderit socialdemokrat, Zoran Zaev, ku janë mbajtur donacionet humanitare që po i shpërndaheshin familjeve sociale.

Bëhet fjalë për depo në Strumicë të shoqatës joqeveritare “Të gjithë së bashku mundemi”. Policia e shoqëruar nga një hetuese ka ndërhyrë mbrëmë duke ndaluar edhe vullnetarë të kësaj shoqate.

Vullnetarët janë dërguar në polici, ndërsa është urdhëruar që ndihmat të mos shpërndahen, derisa të vlerësohet se prej nga vjen malli. Kreu i shoqatës vlerësoi se aksioni ka prapavijë politike.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot kërkoi përgjegjësi siç tha për skandalin që mbrëmë vonë ndodhi në Strumicë, ku nga VMRO-DPMNE është keqpërdorur policia dhe institucionet e shtetit.

“Naqe Çulev dhe Hristijan Mickoski tentuan të pengojnë aksion human dhe solidarizues për të ndihmuar bashkëqytetarët e mi”, porosi Zaev.

Por, nga partia e VMRO DPMNE-së thanë se persona të afërt me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë kanë punuar deri në mesnatë, duke përgatitur paketat e brenduara nga socialdemokratët, të cilët sipas tyre i shpërndajnë si ndihma për të bërë ryshfet masiv ndaj qytetarëve.

“Sjella sikur sherifë e familjes Zaevi, të cilët mendojnë se janë mbi ligjin dhe se posedojnë gjithkënd dhe gjithçka në shtet, arriti deri në atë pike sa që edhe vet Vice Zaev personalisht të shkoj në polici për t’i kërcënuar policinë në mënyrë sherife në përpjekje për të fshehur shkeljen e orës policore”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Bëhet fjalë për disa qindra pako ushqimore që ishin të destinuara për qytetarët në nevojë në Dojran, Radovish, Konçe, Gjevgjeli, Prilep, Kavadar, Negotinë dhe Demir Kapi. Deri më tani, Zaevët përmes kësaj shoqate kanë dhuruar pako në Strumicë dhe Kumanovë gjatë krizës së pandemisë së virusit korona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments