Zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq kërkoi sot që imuniteti i Petar Ivanoviqit, ish-Ministri i Bujqësisë, të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur.
Siç ka thënë politikani shqiptar, ai është aktori kryesor në aferën me Fondin Abu Dhabi.
Abazoviq konfirmoi përmes llogarisë në Twitter se ish-drejtori i IRF-së, Zoran Vukçeviq u arrestua si pjesë e çështjes “Fondi Abu Dhabi”.
“Arrestimet e disa njerëzve kanë filluar, si pjesë e çështjes së Fondit Abu Dhabi, në të cilën buxheti u dëmtua nga dhjetëra miliona euro”, shkroi Abazoviq.
Ndryshe, lideri i grupit parlamentar URA, kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore se nuk do të ketë kompromis me të korruptuarit.