8.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmePo të mbaheshin dje zgjedhjet parlamentare, sa mandate do të fitonin partitë...

Po të mbaheshin dje zgjedhjet parlamentare, sa mandate do të fitonin partitë dhe si do të koaliciononin?

Po të votohej dje për zgjedhjet parlamentare, renditja e forcave në Kuvend do të dukej kështu:

Sipas Metodës së Dontit, shpërndarja e mandateve, në këto rezultate mund të ketë gabim maksimum deri në 1 mandat sepse një pjesë e komunave u përkasin dy njësive zgjedhore, si për shembull Mavrova, Dibra, Prilepi, Çairi…

Nëse i krahasojmë numrat me mandatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare, do të marrim konkluzion se VMRO-DPMNE do të kishte 9 deputetë më shumë, LSDM do të humbte 22 deputetë, BDI do të merrte dy deputetë shtesë, koalicioni VLEN 5 deputetë shtesë, ndërsa Levica 2 deputetë plus.

Për formimin e qeverisë duhen 61 deputetë. Por cilat janë koalicionet e mundshme? VMRO-DPMNE me VLEN do ta kishte numrin e mjaftueshëm për formimin e qeverisë, ndërsa këtu mund të bashkëngjitet edhe ZNAM i Maksim Dimitrievskit dhe numri do të dalë 75 deputetë. Nëse Levica vendos që të marrë pjesë, atëherë numri do të arrijë deri në 79 deputetë.

LSDM nëse përpiqet që të formojë qeveri me FE të BDI-së, do t’i mungojnë 20 deputetë. Ka gjasa të vogla që ZNAM e Maksim Dimitrievskit të hyjë në këtë kombinim, por edhe mandatet e tij nuk do të mjaftonin, prapë do t’u mungojnë 10 deputetë.Na mbeten edhe 13 ditë deri te zgjedhjet parlamentare ndërsa është e paqartë se si do të realizohej skenari për qeveri të udhëhequr nga VMRO-DPMNE pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për TV21 tha se partitë shqiptare kanë nënshkruar marrëveshje me të cilën garantohet se nuk do të hyjnë në qeveri që nuk i mbështet ndryshimet kushtetuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments