6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme“Po përmirësohen marrëdhëniet në BDI”, tha Zaevi

“Po përmirësohen marrëdhëniet në BDI”, tha Zaevi

Kryeministri dhe partneri i koalicionit qeverisës, Zoran Zaev ka deklaruar, se ka informacione se marrëdhëniet brenda BDI-së janë përmirësuar.

“Më vjen mirë që po përmirësohen marrëdhënie në BDI, aq sa e di unë. Jam mik me të gjithë brenda”, është shprehur Zaev, transmeton TV21.

Ndërkaq ka deklaruar, se askush nuk ka kërkuar ndryshim të kuadrove të kësaj partie në Qeveri.

“Askush nuk ka kërkuar ndryshime në Qeveri dhe as që e shoh nevojën për këto ndryshime”, tha më tej Zaevi.

Ndërkaq, ditë më parë, në një vend u panë të bashkuar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe oponenti i tij brenda partisë, deputeti, Izet Mexhiti.

Ky i fundit, thuhet se përbënte “grupin e zjarrit”, të cilët siç është deklaruar në disa raste, e përbëjnë edhe Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi.

VIDEO/ Imri Elezi bashkoi në një vend Ahmetin, Mexhitin, Grubin, Xhaferin dhe Bexhetin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments