Personi i duhur Ibrahim Dehari emërohet drejtor i Parkut Nacional “SHARRI”

174

Qeveria në seancën e mbrëmshme ka emëruar Ibrahim Deharin për drejtor në Parkun kombëtar “Mali Sharr”, ndërmarja kjo që do të meret me menaxhimin dhe mbrojtjen e parkut kombëtar të cilin e shpalli Qeveria vetëm pak kohë më parë.

Ibrahim Dehari është kuadër i BDI-së dhe vjen nga Tetova. Ai është një afarist shumë i suksesshëm dhe pronar i Restoranit “Arra” në Tetovë, si dhe vite me radhë është pedagog në Universitetin e Tetovës.

Me emërimin e Ibrahim Deharit në këtë pozitë gjasat për funksionimin e suksesshem të kësaj ndërrmarje të rëndësishme janë mëse reale dhe pritet që me këtë Malot Sharr ti garantohet mbrojtje efektive si dhe stimulim dhe zhvillim të turizmit për rajonin. Ibrahim Deari njihet si një adhurues i natyrës dhe sporteve malore.