5.5 C
Tetovo
E martë, 12 Nëntor, 2024
BallinaLajmePërmbajtja e fletushkave që u shpërndanë në protestën e djeshme në Mitrovicën...

Përmbajtja e fletushkave që u shpërndanë në protestën e djeshme në Mitrovicën Veriore, policia nis hetimet për ‘nxitje të urrejtjes’

Qytetarë serbë kanë protestuar të hënën (12.02.2024) në Mitrovicën Veriore kundër vendimit të Bankës Qendrore për dinarin, monedha e Serbisë.

Kjo protestë u shfrytëzua për shpërndarjen e fletushkave. KALLXO.com mëson se këto fletushka u shpërndanë gjatë e pas protestës tek qytetarët që morën pjesë e të tjerë që ishin kalimtar të rastit.

Edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës u tha se persona të pa njohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme kanë shpërndarë fletushka që lidhet me veprën penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, fetar, racor dhe etnik”.

Rasti u tha se është duke u hetuar.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani lidhur me këtë rast.

Ai ka thënë se pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Themelore dhe atë Speciale është hapur rasti “thirrje për rezistencë dhe nxitje e urrejtjes”.

Elshani tregoi se nuk ka ende të dyshimtë e as të arrestuar lidhur me shpërndarjen e këtyre materialeve të dyshimta.Rreth 1 mijë e 800 qytetarë kanë protestuar në Mitrovicën e Veriut kundër rregullores së BQK-së, ata po e cilësojnë këtë si sulm e diskriminim ndaj tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments