12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmePerinski kundër parave të komunave për Akademinë Shqiptare, Izet Mexhiti: Me mjete të...

Perinski kundër parave të komunave për Akademinë Shqiptare, Izet Mexhiti: Me mjete të komunave është financuar UT-ja

Mosmarrëveshje në koalicionin qeveritar për themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve. Pasi që kryetarët e komunave të VLEN-it në Tetovë, Zhelinë, Çair dhe Gostivar kanë paralajmëruar mjete për këtë qëllim, ministri i vetëqeverisjes lokale nga VMRO-DPMNE, Zllatko Perinski, theksoi se nuk ekziston mundësi e tillë ligjore. Sipas tij, komunat kanë mundësi të financojnë shoqatat dhe organizatat joqeveritare, por qëllimet e tyre duhet të jenë në përputhje me kompetencat themelore të komunës.

“Të gjitha mjetet që komuna mbledh në çfarëdo baze, i shpërndan përmes miratimit të vendimeve dhe buxheteve në seancën e Këshillit, duhet të orientohen ekskluzivisht për zbatimin dhe realizimin e kompetencave themelore ligjore të pushtetit lokal. Në thelb, Akademia Shqiptare e Shkencave dhe e Arteve nuk qëndron brenda këtyre kompetencave”, tha Zllatko Perinski, ministër për Vetëqeverisje Lokale.

Paraprakisht, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, për TV21, theksoi se në të kaluarën ka pasur raste kur janë ndarë para nga komunat për iniciativa të ngjashme. Mexhiti shtoi se me nismën e Akademisë Shqiptare do të bëhet presion për reforma në ASHAM, e cila duhet të çlirohet nga kthetrat e saja.  Sipas Mexhitit ASHAM aktualisht është akademi “pure” maqedonase.

“Komunat shqiptare kanë sjellur një vendim që do ta mbështesin këtë iniciativë për formimin e Akademisë, kështu kemi pasur në të kaluarën edhe iniciativa të tjera siç ka qenë Universiteti i Tetovës që është përkrahur nga tre komunat shqiptare me buxhet dhe me ndihma të tjera logjistike, kështu do të ndihmohet edhe tani, mirëpo duhet ta kenë parasysh se kjo ka të bëjë me avancimin e shkencës, arsimit”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër i parë.  

Idenë e kryetarëve të komunave të Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Çairit e refuzuan  më herët VMRO-DPMNE dhe LSDM, këshilltarët e të cilëve nuk do të votojnë propozimin për buxhetin komunal. Nuk ka mbështetje as nga BDI. Zyrtarë të kësaj partie theksuan se BDI-ja nuk pajtohet me këtë parim të funksionimit, sepse ideja e Akademisë Shqiptare u propagandua si organ në nivel kombëtar dhe tani është vendosur në nivelin e organizatës joqeveritare.

https://www.youtube.com/watch?v=EJ4R28GgWYU

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments