7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmePërfundoi takimi Zaev-Ali Ahmeti / Hë për hë, nuk ka marrëveshje për...

Përfundoi takimi Zaev-Ali Ahmeti / Hë për hë, nuk ka marrëveshje për Qeverinë e re , vazhdojnë bisedimet

Në takimin e liderëve të LSDM-së dhe të BDI-së Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti që u mbajt sot pasdite nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë, por bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.

“Më vjen keq që sot nuk mund të themi se ka marrëveshje mes të dyja palëve me të cilat biseduam. Logjikisht bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe besoj se sapo të kemi çfarëdo lloj hapi të cilin do të mund ta ndajmë me qytetarët menjëherë do ta bëjmë këtë përmes mediave”, deklaroi Zaevi pas takimit.

Ai përsëriti se e ndjen si presion ftesën për takim të cilën ua bëri Ahmeti liderëve të bllokut politik shqiptar me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, duke porositur se takim të tillë mund të kenë edhe përfaqësuesit e siç thotë qytetarëve joshqiptarë. Nëse shkaku është Marrëveshja e Ohrit, potencoi, aty duhet të jenë edhe LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.

“Dhashë koment në pyetjen direkte se vallë thirrja e BDI-së që të takohet me të gjitha partitë politike për temën e kryetarit të Qeverisë me propozim të BDI-së, po, e ndjej si presion. Më tutje nuk do të bisedoj, dëshiroj tu jap mundësi bisedimeve, normal është sepse munden edhe të gjitha partitë politike të cilat janë përfaqësues të qytetarëve joshqiptarë në shtet, nga bashkësia etnike joshqiptare, domethënë edhe ato mund të mblidhen. Domethënë, mundemi edhe me të gjithë përfaqësuesit e partive boshnjake dhe me VMRO-DPMNE-më dhe me partitë turke dhe të ngjashme, duhet të kihet kujdes edhe për këtë. Nëse shkaku është Marrëveshja e Ohrit edhe LSDM dhe VMRO-DPMNE duhet të jenë aty”, tha Zaevi.

Ndërsa kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti tha se kanë biseduar rreth platformave që t’i përafrojnë qëndrimet, duke shtuar se do të varet nga vullneti i dy palëve që të arrihet epilog pozitiv në interes të shtetit.

“Unë nuk dua t’i ngarkojë bisedimet dhe nuk dua që ta them fjalën e fundit. Ne investojmë në çështjen e shqiptarëve, jemi në drejtim të mirë dhe jemi të gatshëm këtë ta bëjmë për shtetin pasi përfitim do të ketë stabiliteti i shtetit, afrimi i komuniteteve, duam dhe jemi të gatshëm këtë ta bëjmë për shtetin”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se e ka informuar veçmë kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se partia e tij ka filluar negociata me LSDM-në si fituesi me fituesin.

“Unë e informova Mickoskin se kanë filluar bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së që ata të mos krijojnë mendim të rrejshëm, por ta dinë se ne bëjmë përpjekje që të arrijmë marrëveshje”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka shfaqur shpresë se të gjitha partitë do të kenë vullnet të fuqishëm që të tejkalohen dallimet dhe vështirësitë.

Rreth çështjes për kryeministër shqiptar e cila ka qenë premtim parazgjedhor nga BDI, Ahmeti ka vlerësuar se sa janë afër, aq janë edhe larg.

“Unë mendoj se sa jemi afër, aq jemi edhe larg, por të gjitha palët patjetër t’i kenë parasysh interesat madhore të shtetit”, ka thënë Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments