8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeDo të asfaltohet rruga Tetovë-Kodra e Diellit, paralajmërim për ndërprerje në komunikacion

Do të asfaltohet rruga Tetovë-Kodra e Diellit, paralajmërim për ndërprerje në komunikacion

Komunikacioni në aksin Tetovë në drejtim të Kodrës së Diellit në 30 ditët e ardhshme do të ndërpritet, përveç të dielave dhe festave.

Siç informojnë nga Rrugët e Maqedonisë në rrugën rajonale P – 29275 drejtimi Tetovë – Kodra e Diellit dhe drejtimi Shipkovicë – Brodec – Veshalë për shkak të zbatimit të punimeve ndërtimore (asfaltim) në 30 ditët e ardhshme komunikacioni do të ndërpritet çdo ditë prej orës 08.30 deri në orën 16.30, përveç të dielave dhe festave.

Në vendin e punimeve është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments