9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePërfundoi greva në Postë, punëtorët morën premtimin se do të rriten pagat...

Përfundoi greva në Postë, punëtorët morën premtimin se do të rriten pagat për 3000 den

Të gjithë punonjësit e Postës së Maqedonisë do të kenë rritje të pagave prej 3.000 denarë. Vetëm pak orë pasi filloi greva e përgjithshme, sindikata dhe drejtuesit e Postës shtetërore ranë dakord për një rritje lineare të pagave të të gjithë punonjësve, por me faza.

Propozimi i tyre është një rritje lineare e pagave kryesisht për procesin teknik, nga 1 qershori dhe duke pasur parasysh mundësitë financiare të kompanisë për punonjësit e tjerë në administratë që nga 1 gushti. Po, kërkesa jonë është plotësuar me kompromis ku sipas mundësive financiare kërkesa jonë është që rritja të jetë e menjëhershme, por edhe ne si sindikata duhet të kemi mirëkuptim, tha Boro Veligdenov, kryetar i Sindikatës së Postës së Maqedonisë.

Tashmë janë formuar grupet e punës për të hartuar një marrëveshje të re kolektive me kërkesë të sindikatave. Kjo do të nënkuptojë një riorganizim të plotë të kompanisë për të eliminuar ata punonjës që marrin rrogë dhe nuk shkojnë në punë. Të tillë janë rreth 200, nga gjithsej 2164 të punësuar në Postën e Maqedonisë.

Dega e Postës së Maqedonisë në Ohër e përkrahu grevën në kompani.

Vendimi për grevë të përgjithshme është marrë më 31 të muajit të kaluar, pas, siç informuan, dialogut të dështuar me Bordin Drejtues të Postës dhe Qeverisë dhe mosrealizimit të kërkesës për paga më të larta

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments