8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmePër Zaevin masat janë për shëndetin kolektiv! Mickoski: Kjo do të sjellë...

Për Zaevin masat janë për shëndetin kolektiv! Mickoski: Kjo do të sjellë deri te ndarja shtesë mes qytetarëve

Vendosja e masave restriktive që paralajmërohen të hyjnë në fuqi më 15 gusht janë të rëndësishme për fëmijët të cilët nga 1 shtatori fillojnë në shkollë, për t’u zbatuar Regjistrimi i popullsisë, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale – vlerëson kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, këto masa janë në interes të shëndetit kolektiv. Por, për kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoskin masat nuk janë të pranueshme. Mënyra e tillë e ndarjes së qytetarëve nuk mbahet mend në kohën bashkëkohore thotë Mickoski.

“Nuk është vendosur kufizim i lëvizjes, lëvizja është e lirë. Gjithsesi nuk mund të shkojnë në kafene, teatër, koncert, ose në ndonjë ngjarje dikush që nuk ka marrë së paku një dozë. Ai mund të lëvizë lirshëm, por nuk mund të marrë pjesë në ngjarje të tilla ku ka më shumë se 30 persona për shkak se nuk bëhet fjalë për shëndetin e atij që ka vendosur për të mos u vaksinuar por bëhet fjalë për shëndetin kolektiv të qytetarëve dhe shteti është i obliguar që të mbrojë atë”, tha Zaev.

“Absolutisht i hedh poshtë këto masa që cilat janë të ashtuquajtura masa të rrejshme. Ata jo vetëm që nuk synojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, por në mënyrë shtesë bëjë ndarjen e qytetarëve të Maqedonisë. Këto masa kanë një detyrë të vetme, në mënyrë praktike të vendosin kontroll artificial të papërshtatshëm, do të shkatërrojnë biznesin që ka filluar të funksionojë sadopak, do të sjellin zhgënjim te qytetarët, tek ata që kanë të drejtë të garantuar me Kushtetutë për të vendosur nëse do të vaksinohen ose jo”, tha Mickovski.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments