11.9 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmePër ti mbuluar aferat në Komunë, Bilall Kasami paralajmëron projektin e ujërave...

Për ti mbuluar aferat në Komunë, Bilall Kasami paralajmëron projektin e ujërave të zeza në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot njoftoi se është përpiluar projekti për ndërtimin e sistemin e ujërave të zeza për qytetin dhe fshatrat Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogë dhe Falisht, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Me anë të projektit në kuadër të programit IPA 2 përfshinë ndërtimin e sistemit të ujërave të zeza, që nënkupton rrjetin primar dhe sekondar për qytetin dhe si dhe për rrjetin primar dhe sekondar për kyçjen e qytetarëve për fshatrat Xhepçisht, Proroj, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falisht”, tha Kasami.

Kasami falënderoi qytetarët për bashkëpunim, sipas të cilës u mundësua të përfundojë dokumentacioni dhe në kohë të miratohet projekti.

Projekti në fjalë, theksoi Kasami, është iniciuar që nga viti 2014 dhe se përfshinë edhe ndërtimin e një kolektori në fshatin Falisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments