4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePër maturën shtetërore , për punën e shkollave dhe kopshteve Qeveria do...

Për maturën shtetërore , për punën e shkollave dhe kopshteve Qeveria do të vendosë pas festës së 1 Majit

Lidhur me lehtësimin e masave për të cilat vendimet do të sillen pas 1 Majit, kryeministri Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se është në fazë përparimtare vendimi për maturën shtetërore për nxënësit të cilët e përfundojnë arsimin e mesëm.

“Pres që shumë shpejtë para Qeverisë do të paraqitet propozimi për të cilin diskutuam dhe gjithsesi se Qeveria do ta sjellë zgjidhjen më të mirë të mundshme për nxënësit e shkollave të mesme”, tha Spasovski pasdite në konferencën onllajn për shtyp, në pyetjen për kalimin e provimit të maturës, i cili rregullisht mbahet në qershor.

Vendime konkrete për punën e shkollave dhe kopshteve do të sillen pas festës së 1 Majit.

“Nuk mundem në këtë moment, as unë apo  ndonjë anëtar i Qeverisë, të themi nëse duhet të kthehen nxënësit në shkolla, fëmijët në kopshte, nëse duhet përnjëherë kështu që lirohen të gjitha masat restriktive. Këtë do ta analizojmë, fillojmë debat në nivele të ndryshme në institucione dhe në bazë të asaj do t’i sjellim vendimet. Me rëndësi është që vendimet do të sillen në mënyrën më të mirë që mundemi për të mirën e qytetarëve dhe për mbrojtjen e shëndetit të tyre”, tha Spasovski.

Shtoi se për të gjitha masat që i sjellin, konsultohen me Komisionin për sëmundje ngjitëse, u cili ndërkaq, i ndjekë rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetësisë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments