11.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaPentagoni: SHBA nuk mbështet dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

Pentagoni: SHBA nuk mbështet dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë, tha të mërkurën zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i tha ministrit polak të mbrojtjes se SHBA-të nuk e mbështesin transferimin e MiG-29 tek forcat ajrore ukrainase “në këtë kohë”.

“Ai theksoi se ne nuk e mbështesim transferimin e aeroplanëve luftarakë shtesë tek forcat ajrore ukrainase në këtë moment, dhe për këtë arsye nuk kemi dëshirë t’i kemi nën kujdesin tonë”, tha Kirby.

Austin dhe Ministri polak i Mbrojtjes folën me telefon këtë mëngjes pasi Pentagoni lëshoi një deklaratë publike mbrëmë duke thënë se ata nuk besonin se propozimi polak për transferimin e MiG-29 në një bazë ushtarake amerikane në Gjermani ishte një opsion “i qëndrueshëm”, raporton cnn.

Ideja e paraqitur nga Polonia ishte shumë e rrezikshme, tha Kirby në deklaratën të enjten, pasi SHBA dhe NATO kërkojnë të shmangin një konflikt të drejtpërdrejtë midis aleancës dhe Rusisë.

Polonia tha të martën se ishte gati të vendoste – menjëherë dhe pa pagesë – të gjithë aeroplanët e tyre luftarakë MiG-29 në bazën ajrore Ramstein të Forcave Ajrore të SHBA-së në Gjermani dhe t’i vendoste në dispozicion të Uashingtonit për t’ia ofruar Ukrainës.

Ndryshe, Kosova u raportuar si vendi ku mund të ankoronin aeroplanët polakë para se të shkonin drejt Ukrainës. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments