7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaSportÇmenduri në festë! Dy gola për 3 minuta, Reali bën përmbysjen e...

Çmenduri në festë! Dy gola për 3 minuta, Reali bën përmbysjen e madhe në Champions, Benzema i jep kualifikimin (VIDEO)

I zgjedhur sonte në vend të Navas në portën e PSG, Gianluigi Donnarumma, ka bërë një gabim vërtet të pabesueshëm në minutën e 61-të të ndeshjes PSG-Real Madrid. Në përpjekje për të kthyer topin, Benzema i bën presion dhe e bën atë ta kthejë topin keq.

Sfera mbërrin në këmbët e Vinicius, i cili i shërben Benzemas dhe francezi barazon, por nuk përfundon këtu, sepse Benzema do të shënonte golin e dytë në minutën e 78′. Disa sekonda nga ky realizim, sulmuesi francez do të realizonte sërish, Marquinhos gabon në mbrojtje dhe francezi do të shënonte golin e tretë. Me këtë rezultat, Real Madrid është pranë kualifikimit.

https://www.faxweb.al/cmenduri-ne-feste-dy-gola-per-3-minuta-reali-ben-permbysjen-e-madhe-ne-champions-benzema-i-jep-kualifikimin-video/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments