Pentagoni ka njoftuar se s’do të lejojë që në bazat ushtarake të Amerikës të valëvitet flamuri i komunitetit LGBTQ në qershor, duke e vazhduar politikën e vendosur nga ish-presidenti, Donald Trump, që e pati kufizuar llojin e flamujve që mund të valëviten nëpër baza.
Pak ditë para njoftimit, presidenti aktual, Joe Biden, u shpreh se rreth 1500 të punësuar në agjencitë federale e identifikojnë veten si homoseksualë, duke shënuar fillimin e muajit të krenarisë që festohet nga komuniteti LGBTQ.
Në korrik të 2020-s, Pentagoni kishte vendosur që vetëm flamuj ushtarakë do të lejoheshin në këto baza. “S’do të ketë përjashtim as këtë muaj për flamujt e krenarisë”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Ai ka shtuar se vendimi u bë me qëllimin që të mos hapet rruga për kërkesa të tjera për ndryshime të rregullit të vendosur në korrik.
Një hulumtim i 2015-s, kishte gjetur se 5.8 për qind e pjesëtarëve të shërbimit ushtarak amerikanë e identifikon veten si pjesë e këtij komuniteti.
Në ditën e parë të punës, Bideni pati nënshkruar një urdhër ekzekutiv që të mbrohen njerëzit e këtij komuniteti nën të gjitha ligjet federale.