22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmePendarovski: Pa pjesëmarrje të qytetarëve nuk mund të flasim për demokraci dhe...

Pendarovski: Pa pjesëmarrje të qytetarëve nuk mund të flasim për demokraci dhe shtet të zhvilluar qytetar

 Pa pjesëmarrje të qytetarëve, së pari në bashkësitë e tyre, e pastaj edhe në proceset më të gjera shoqërore, nuk mund të flasim për demokraci dhe shtet të zhvilluar qytetar, tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në sesionin e tretë të Forumit në komunitetet në Komunën e Novosellës.

Sipas tij, nëse proceset e vendosjes nuk fillojnë prej poshtë e sipër, nga baza deri te kreu, atëherë është qartë se politikanët nuk mund të bëjnë kurrfarë ndryshimi, pasi që nuk e kanë përkrajhjen e qytetarëve.

“Kjo shpesh harrohet nga një në cikël tjetër zgjedhor, që me afrimin e zgjedhjeve, të aktualizohet, ndërsa fokusi duhet vazhdimisht të kthehet drejt qytetarëve. Është koha e fundit që pas tri dekadave ndërtim të shoqërisë demokratike, përveç në fjalë, edhe praktikisht shumë më shpesh ta dëgjojmë zërin e njerëzve. Natyrisht është që proceset të fillojnë në nivel lokal, pasi qytetarët më së miri dinë se çka u nevojitet”, tha presidneti Pendarovski.

Ai shtoi se tërë procesi duhet të përkrahet me përfshrjen e sektorit qytetar, organizatat ndërkombëtare dhe ekspertë dhe shfrytëzimin e diturive dhe përvojave të tyre të akumuluara.

“Edhe në këtë rast duhet të theksoj se kyçe është pjesëmarrja e të rinjve. Në tërë mandatin tim, përmes iniciativave të ndryshme, projekteve, programeve, pjesëmarrjes dhe përkrahjes në seminare, konferenca, ngjarje rinore, tentoj të kontribuoj pikërisht në atë drejtim – t’i inkurajoj dhe përkrah të rinjtë për energjinë e tyre, idetë, dëshirat dhe nevojat që të dalin në siparfaqe”, nënvizoi presidenti Pendarovski.  

Ambasadorja e Zvicrës në vend, Veronik Ulman tha se vendi i saj disa vite në vazhdimësi e përkrah demokracinë lokale dhe forumet në bashkësi.

“Përfsihrja e qytetarëve në proceset e vendosjes dhe informimi i tyre për vendimet që kanë të bëjnë me shpërndarjen e buxhetit dhe përpunimit të projekteve, vendos perspektiva të reja, ide dhe zgjidhje dhe në atë mënyrë rritet besimi dhe bindja në vendimet që merren. Kjo çon drejt menaxhimit më efektiv dhe pjesëmarrjes më të madhe të pronësisë ndaj politikave që zbatohen”, tha ambasadorja Ulman.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vendin tonë, Armen Grigorian, nënvizoi se përmes kësaj vegle, qytetarët i kanë ndjerë përfitimet nga pjesëmarrja e tyre e rritur në këto procese.

“Forumet në bashkësi paraqesin platformë për juve si banorë, që t’i shprehni interesat e juaja, t’i ndani idetë e juaja, të përfshiheni në dialogun me përfaqësuesit e juaj lokalë”, tha mes tjerash Grigorian.

Aktiviteti Forume në bashkësi realizohet në kuadër të programit “Përforcimi o këshillave komunale”, të cilin e financon Qeveria zvicerane dhe Ministria e Vetadministrimit Lokal, ndërsa e bashkëfinancon dhe zbaton Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerët kombëtarë dhe lokalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments