Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në këto ndryshime, parashihet që kandidatët e pavarur të mbledhin nënshkrime prej 2% prej votuesve sa ka në atë komunë.
Pendarovski shprehet se nëse Kuvendi këto ditë i voton këto ndryshime ai nuk do t’i nënshkruajë sepse sipas tij, pamundësohet hyrja në skenën politike të subjekteve tjera,
“Nuk ka logjikë që unë si president i organit më të lartë në shtet të kandidohem me 10 mijë nënshkrime, e aq të ketë edhe për këshilltarë në qytetin e Shkupit. Propozimi i OSBE/ODIHR është deri në 1%. Nuk mundet që zgjedhjet të shpallen më 6 gusht, e dy ditë para kësaj date të sillen ndryshimet”, thotë Pendarovski.
Pendarovski shton se ndryshime para zgjedhjeve do të nënshkruante vetëm nëse ka konsensus të përgjithshëm, gjë që për momentin nuk ekziston.telma