12.2 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmePendarovski në takim me Aggeler: Maqedonia e Veriut u kushton vëmendje të...

Pendarovski në takim me Aggeler: Maqedonia e Veriut u kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve me SHBA-të

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me ambasadoren amerikane, Angela Aggeler, me të cilën bisedoi për zhvillimet politike në vend pas formimit të qeverisë kalimtare dhe në prag të procesit zgjedhor, si dhe për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendet.

“Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdimisht i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral me SHBA-të, ndërsa u theksua se dialogu aktual strategjik është një mundësi për të konkretizuar bashkëpunimin tonë në të gjitha sferat e interesit reciprok”.“Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për vazhdimin dhe intensifikimin e procesit reformues në kuadër të realizimit të aspiratave evropiane të shtetit”, njoftuan nga zyra e Pendarovskit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments