Reagimi i presidentit të RMV-së. Stevo Pendarovski, pas sulmit të ekipit të televizionit “24” para shtëpisë që u raportua se ishte vendbanimi i ukrainasit Oleksandr Onishchenko, i cili mori nënshtetësinë maqedonase.
“E dënoj ashpër sulmin ndaj kameramanit të TV ‘24’, Ljubisha Ignatov. Punonjësit e medias duhet të jenë të lirë të kryejnë detyrat e tyre të punës dhe janë të papranueshme sulmet që kërcënojnë sigurinë e tyre dhe i dekurajojnë të punojnë për të mirën e interesit publik dhe qytetarët, të cilët presin prej tyre informacion në kohë dhe të verifikuar. Pres hetim të shpejtë nga institucionet kompetente dhe sanksione përkatëse për kryesin e veprës penale”, ka shkruar Pendarovski në rrjetin social “Facebook”.