11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmePendarovski: Do të anëtarësohem në VMRO-DPMNE nëse arrijnë që maqedonasit t’i fusin...

Pendarovski: Do të anëtarësohem në VMRO-DPMNE nëse arrijnë që maqedonasit t’i fusin në Kushtetutën e Bullgarisë

Stevo Pendarovski ka thënë se pret mandat të dytë të presidentit dhe fitore të dyfishtë në zgjedhje.

Ai në kongresin e mbrëmshëm partiak, në të cilin u zyrtarizua kandidatura e tij, tha se vlerësimi i tij është që LSDM do të realizojë fitore të dyfishtë dhe se do ta udhëheq Maqedoninë e Veriut në katër vitet e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski foli edhe për OBRM-PDUKM-në, duke shtuar se nëse ata vijnë në pushtet Maqedonia do të jetë e izoluar.

“Teza e tyre është, së pari do të vijmë në pushtet, të mundohemi ta vendosim ekonomikisht Maqedoninë në baza të shëndosha dhe më pas u thonë ambasadorëve të huaj se në gjysmën e dytë të mandatit të tyre, do të përpiqen të arrijnë marrëveshje me bullgarët. Në çfarë mënyre – në atë mënyrë që do t’i detyrojnë bullgarët të ndryshojnë Kushtetutën e tyre, në mënyrë që maqedonasit tanë që jetojnë atje të njihen atje”.

“Nga këtu po u them, nëse arrijnë t’i fusin maqedonasit në Kushtetutën e Bullgarisë, t’i detyrojnë bullgarët të ndryshojnë Kushtetutën e tyre dhe nëse maqedonasit që janë atje në një numër të madh ia dalin, të njihen si pakicë kombëtare, unë do të jem i pari që do të anëtarësohem në VMRO-DPMNE”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndryshe, Pendarovski si kundërkandidate në zgjedhjet presidenciale nga radhët e VMRO-DPMNE-së do të ketë Gordana Siljanovskën

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments