Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se zhvillimet politike në vend janë vetëm në fillim dhe se ndryshimet në përbërjen parlamentare do të bëhen të dukshme shumë shpejt.
Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në Alsat M, Mexhiti theksoi se koalicioni VLEN nuk do të mbetet me vetëm nëntë deputetë, duke paralajmëruar se katër deputetë të Frontit Evropian janë në prag të largimit nga ky bllok dhe do t’i bashkohen shumicës qeverisëse.Lëvizjet kanë filluar dhe ditëve në vazhdim do të shihet se situata nuk është ashtu. VLEN-i nuk do jetë me 9 deputetë. Është e vërtetë se 4 deputetë të Frontit do ta braktisin Frontin dhe do t’i bashkëngjiten qeverisë,” deklaroi Mexhiti.Brenda ASH-së së Taravarit ka një debat të nxehtë ku pjesa dërmuese me një përqindje të lartë nuk pajtohen me liderin e tyre që të rikthehen në kthetrat e BDI-së dhe Frontit Evropian, por do të mbeten në qeveri,” deklaroi Mexhiti në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në Alsat M.
Ai e cilësoi vendimin e Taravarit si “të pashpjegueshëm” dhe “jo transparent”, duke aluduar se ai mund të jetë marrë nën presion apo shantazh dhe nuk përfaqëson vullnetin e anëtarësisë së ASH-së.
Në deklaratën e tij, Mexhiti përmendi edhe zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë, Arben Fetai, për të cilin tha se i duhet Qeverisë dhe shprehu shpresën që ai të qëndrojë në pozicionin e tij. “Ka treguar transparencë dhe kapacitet për të qeverisur,” shtoi ai.