6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmePDK akuzon Qeverinë Kurti se ka dhënë leje që në veri të...

PDK akuzon Qeverinë Kurti se ka dhënë leje që në veri të Kosovës të shërbejnë mjek e infermierë nga Serbia

Anëtari i Kryesisë së Partisë Dekokratiketë Kosovës, Betim Gjoshi, në konferencën për medie, të mbajtur sot ka thënë se Qeveria Kurti ka bërë ,arrëveshje sekrete me Qeverinë Vuçiq, duke thënë se me këtë marrëveshje, kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti ia ka dorëzuar Serbisë autoritetin shtetëror shëndetësor për një pjesë të madhe të territorit dhe popullsisë së Kosovës.

“Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca dhe u.d ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçla, i kanë dhënë leje fshehurazi Serbisë që të dërgojë në teritorin e Kosovës gati 100 mjekë e infermierë, për tu marrë me pandeminë e koronavirusit tek qytetarët serbë të Republikës së Kosovës. Sipas informacioneve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Shëndetësisë në Kosovë, me datën 20 mars, qeveria e Kurtit i ka dhënë leje Qeverisë së Vuqiqit që të dërgojë në Kosovë 17 mjekë.  Pastaj, me datën 27 mars, ka dhënë leje që të futen dhe të punojnë në Kosovë edhe 56 mjekë tjerë të Serbisë dhe ekipe tjera mbështetëse logjistike të cilat kontrollohen drejtpërdrejt nga Beogradi”, tha Gjoshi.

Kjo marrëveshje e fshehtë u cilësua si akt i rëndë nga Gjoshi, duke shtuar se një marrëveshje e tillë duhet të ishte mes Kosovës e Shqipërisë, e jo me Serbinë.

“Të gjitha këto marrëveshje janë bërë fshehurazi nga qytetarët e Kosovës. Ky pra është një akt i rëndë, i një kryeministri të papërgjegjshëm, i cili me këtë vendim, ka hequr dorë nga ushtrimi i autoritetit shtetëror ndaj një pjese të madhe të territorit dhe popullsisë së Kosovës, duke e lëshuar atë autoritet në dorë të një shteti armiqësor. Nga Qeveria e Kosovës, do të duhej, që në kushtet aktuale të rrezikut të pandemisë, këtë lloj bashkëpunimi të ngushtë shtetëror ta kishte me Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Gjoshi.

Gjoshi shtoi po ashtu se kjo është një mënyrë që të përhapet shumë më shpejt coronavirusi, duke thënë se është e rrezikshme që Kosova ta lë në dorën e Serbisë kontrollin shëndetësorë të një pjese të popullsisë e vendbanimeve serbe.

Ai tha se më këtë akt, Qeveria Kurti i ka injoruar tërësisht mjekët e infermierët e shtetit të vet.

“Kjo pra është hipokrizia e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri të shkarkuar, i cili në njërën anë del e shet patriotizëm e populizëm për të mashtruar qytetarët, e në anën tjetër në dëm të shtetësisë së Kosovës, bën marrëveshje të fshehtë me Qeverinë e Serbisë për të sjellë struktura shtetërore të komanduara nga Beogradi.  Me këtë akt, kryeministri në ikje ka injoruar tërësisht gjithë ata mjekë e infermierë të Shtetit të vet, të cilët janë duke i shërbyer me përkushtim e vetmohim secilit qytetar të Kosovës pa dallime etnike.  Dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet këtij veprimi, ka rrezikuar seriozisht jo vetëm integritetitn territorial dhe sovrantetin e shtetit tonë, por edhe vet luftën ndaj pandemisë.  Mos kontrollimi i përqendruar i gjithë popullatës dhe territorit nga autoritetet e Kosovës, e bën të pamundur kontrollin dhe pengimin e përhapjes së koronaviruesit në vend. Duke ia lënë autoriteteve serbe kontrollin shëndetësor mbi një pjesë të popullsisë dhe vendbanimeve serbe gjithandej Kosovës, pra në jug e veri, qendër e periferi, rrezikohet infektimi i të gjithë qytetarëve”, tha Gjoshi.

Ai ka thënë se përmes kësaj marrëveshjeje të bërë fshehurazi po cenohet edhe sigyuria kombëtare, duke i kthyer strukturat paralele të Beogradit në Kosovë.

“Luftimi i pandemisë duhet të bëhet në gjithë territorin e Kosovës dhe ne sot, nuk e dimë a ka qytetarë të Kosovës të përkatësisë etnike serbe të infektuar, sepse qeveria Kurti, e ka dorëzuar këtë kontroll tek autoritetet e Beogradit. Ky vendim, heq maskën e kësaj qeverie të shkarkuar, e cila në publik për javë të tëra është mburrur me mënyrën se si sistemi shëndetësor kosovar ka marrë masa efikase që kanë përballuar me sukses pandeminë, e nga ana tjetër, fshehurazi publikut, cënon sigurinë kombëtare, duke rikthyer e fuqizuar strukturat paralele të Beogradit”, tha ai.

Sipas Gjoshit, marrëveshja e fshehtë lejon futjen në Kosovë të rreth 100 mjekëve, infermierëve dhe ekipeve logjistike të komanduara nga Beogradi, përbën rikthim dhe fuqizim të strukturave paralele serbe në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments