0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmePDIU Tiranë i përgjigjet Ramës: Do kujtohesh si vemja e hedhur me...

PDIU Tiranë i përgjigjet Ramës: Do kujtohesh si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së tranzicionit

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, dega Tiranë ka reaguar ditën e sotme lidhur me deklarata e kryeminstrit Edi Rama, i cili ironizoi sot aleatët e koalicionit opozitar.

PDIU Tiranë i përgjigjet kryeministrit, duke thënë se shërbetori i banditëve do kujtohet si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së dhimbshme të tranzicionit Shqiptar, duke shtuar se 25 prilli po vjen për të të lënë lakuriq në Surrelin tënd.

Reagimi i plotë i PDIU Tiranë

Babloku makiavelist i tipit “ një pallat , një votë” ky personazh emblematik si përfaqesues i korrupsionit institucional e politik, që e nisi karrierën duke shitur ikona të vjedhura, duke ndryshuar fasada e shitur leje ndërtimi e njohur gjerësisht si Mister 20%, ky investim okult i qarqeve antishqiptare , ky klloun që ka 21 vjet në pushtet e qeverisë me propagandë që do e kishte zili edhe Musolini, ky intrigaxhi i vogël por shterues i madh i arkës së shtetit që e ndan me miqtë e tij oligarkë ditën për diell, e ku Nustreti e ka kuzhinierin e tij për shpurën e tij perverse të zullumqarëve që po fut me shpejtësi nëpër lista me shpresën se do i shpëtojnë drejtësisë nesër, ky individ i pashpresë që kanabizoi vendin, kriminalizoi politikën e polarizoi shoqërinë nga pabarazia , ky i njeri i pabesë e i paburrë që largoi mbi 400 mij shqiptarë nga trojet e tyre, ky që shiti Çështjen Çame si axhendë personale e dhuroi detin e shqiptarëve e vendos për shitjen e çdo prone sikur tja kishte lënë Neta me Kristaqin, ky shërbetor i banditëve që i ka premtuar kulla, porte e aeroporte, licenca minierash e telekomunikacioni, e që do mandate për të shkatërruar këtë vend të bekuar nga zoti, e bëmat e tua nuk mbarojnë o Edvini dymetrosh që e mat hajdutllikun me metra që do e kishte zili dhe libri i Guines, ti do kujtohesh si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së dhimbshme të tranzicionit Shqiptar, 25 prilli po vjen me furi për të dhënë përgjigjen e merituar e për të të lënë lakuriq në Surrelin tënd në vetminë tënde të madhe duke pritur drejtësinë të trokasi në dyer e të japësh llogari njëherë e përgjitmonë për çdo të keqe që i ke bërë këtij vendi , koha jote ka përfunduar!!!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments