3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi-AAA: Qasja e Bullgarisë hapë rrugë për ndikimin e Serbisë

Afrim Gashi-AAA: Qasja e Bullgarisë hapë rrugë për ndikimin e Serbisë

Bullgaria bëri gabim që bllokoi Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj për anetarësim në BE, ka shkruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në një tekst analizë të tij, për nevojat e agjencisë bullgare të lajmeve BGNEWS.

Në shkrimin e tij, Gashi vlerëson se qasja bullgare nuk i kontribuon marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, dhe se ajo është dashur të mundësojë që problemet të zgjidhen në pesë-gjashtë vitet e ardhëshme, gjatë rrugëtimit të vendit drejtë BE-së.

Boshti horizontal i Ballkanit është shumë i rëndësishëm për Alternativën. Ne vlerësojmë që është në interes strategjik të vedit tonë lidhja me detin Adriatik dhe me detin e Zi, si dhe vendet tona të kultivojnë marrëdhënie ekonomike, kulturore dhe të tjera, duke mos lejuar që të avansohen marrëdhëniet e boshtit vertikal, i cili nga ana e tij funksionon në mënyrë të përkryer”, ka thënë Gashi, duke sqaruar se boshti vertikal është Athinë-Beograd, që dëmton marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Prandaj them se Bullgaria duhet të jetë e kujdesshme në këtë kontekst. Ajo duhet të ketë të qartë se kur kjo ndodhë, ne do të shohim si Vuçiqi dorrëzon vaksina në Tabanoc, dhe jo Bullgaria, të cilën e kemi fqiun tonë të parë dhe njëkohësisht vend anëtar i BE-së, që në fakt duhej të ishte vendi i parë që do të na ndihmojë për vaksinimin e popullatës”, shkruan Gashi.

Ai ka folur edhe për aktualitetin politik në vend, duke shtuar se shumica prej 62 deputetësh nuk është e qëndrueshme, dhe mund të tretet në çdo kohë, ndërsa protestat për rastin Monstra i ka arsyetuar nga shkaku siç ka shkruar, kryeministri Zaev me deklaratën e tij të mëhershme ka shkaktuar huti te masat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments