8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmePatinazhi i vendosur në qendër të Tetovës, jofunksional

Patinazhi i vendosur në qendër të Tetovës, jofunksional

U vendos për argëtimin e qytetarëve, por pika e patinazhit në Tetovë asnjëherë nuk u fut në funksion. Defekti teknik i shkaktuar në natën e ndërrimit të viteve, pra më 31 dhjetor nuk është sajuar akoma.

Banorët kërkojnë ose lëshimin në përdorim, ose largimin e menjëhershëm të patinazhit nga sheshi i Tetovës, sepse pengon kalimtarët, por edhe fëmijët që bashkë me prindërit e tyre, dalim për argëtim në këtë shesh.

“Po kjo pengon shumë, nuk e di përse e kanë lënë kaq gjatë. Kjo nuk funksionon momentalisht dhe duhet me e largu këtë. Fëmijët duam më tepër hapësirë të lëvizin po kjo na pengon shumë”.

“Edhe neve na ka ngatërruar kjo, duhet të hiqet kjo po si duket nuk duan”.

“Mendoj se ma mirë është të hiqet kjo, koha i kaloi më, ditë të ngrohta vinë dhe ky është investim i kotë hedhje e kotë e parave.  ”.

Ekipi i Alsat tentoi që të merr prononcim edhe nga Agjencia e Rinisë dhe Sportit , nëse do lëshohet kjo pikë patinazhi në përdorim apo do largohet nga qendra e Tetovës, por të njëjtët, edhe pse tentuam disa herë, nuk deshën të prononcohen.

Nga komuna e Tetovës, për Alsat thonë se vendimin për largim ose lëshim në përdorim duhet ta merr Agjencia e Rinisë dhe Sportit.

Komuna e Tetovës

“Komuna e Tetovës ka siguruar të gjitha premisat për funksionalizim të saj në drejtim të dhënies së lejes adekuate për shfrytëzim të hapësirës publike si dhe sigurimit të qasjes për rrymë elektrike” shprehen nga Komuna e Tetovës.

Tetova është një nga shtatë qytetet e planifikuara për ngritje ose instalim të një patinazhi që arrin në vlerën prej 14 milion denarë.

Bashkim Sulejmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments