7.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmePas hetimit Zaev do të vendosë për dorëheqjet! Drejtorët nuk e japin...

Pas hetimit Zaev do të vendosë për dorëheqjet! Drejtorët nuk e japin Filipçen: Kryeministër, mos pranoni

Faktet dhe hetimi i ekspertëve do ta japin përgjigjen përfundimtare për Filipçen.

“Paralajmëroj se gjatë javës së ardhshme, menjëherë pasi hetimi i ekspertëve tregon përparim të ri më serioz, do t’i kumtoj qëndrimet e Qeverisë, të bazuara në faktet e hetimit”, shkroi Zaev.

Sipas kryeministrit, dorëheqjet e ministrit, zëvendës ministrit dhe drejtorëve të spitalit në Tetovë janë akt i lartë moral, etik dhe përgjegjësi, që janë të pashmangshme në fatkeqësi të këtilla.

“Përgjegjësi do të ketë, që do të bazohet në mënyrë të qartë në faktet e pamohueshme të forenzikës e jo në bazë të përllogaritjeve politike”, shkroi më tej Zaev.

Drejtorët që i ka emëruar Filipçe i dërguan letër kryeministrit në të cilën kërkojnë që ky i fundit ta mos e pranojë dorëheqjen e motivuesit të tyre.

“Të lodhur, ndonjëherë të demoralizuar, jo rrallë përballemi me ankthin e opinionit publik. Në momentet e tilla, përkrahja jonë ishte dhe është Dr. Filipçe. Njeriu i cili çdo herë e ka marrë për sipër peshën e vendimeve të përbashkëta. Ai është lider dhe partner konstruktiv. Ai është njeriu i cili na udhëhiqte në momentet e vështira, i cili në asnjë moment nuk e humbi besën në sistem dhe në kolegët e tij. Ai e njeh sistemin shëndetësor, mangësitë dhe mundësitë e tij”, u shprehën drejtorët e institucioneve shëndetësore publike.

Por opozita kërkon edhe përgjegjësi penale.

“Edhe më shumë dërgohet mesazh deri te të gjithë zyrtarët aktual dhe të ardhshëm se nuk guxojnë të luajnë me jetën e qytetarëve tanë. Nevojitet përgjegjësi penale përmes një hetimi objektiv dhe neutral që do të realizohet”, tha Rashela Mizrahi nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas Aleancës për Shqiptarët dorëheqjet janë të vonuara dhe paraqesin përpjekje për të shmangur përgjegjësinë.

“Këto dorëheqje të vonuara, janë tentim për të arsyetuar Qeverinë jo funksionale e cila duhet të dorëhiqet deri tek i fundit, taktikë e funksionarëve pa përgjegjësi për të mbuluar fajin e tyre, ngutje për të amortizuar revoltën e qytetarëve dhe lojë për t’i ikur përgjegjësisë”, reaguan nga ASh-ja.

Raportet e para të hetimit duhet të arrijnë nga e hëna, me të cilët do të vërtetohen arsyet por edhe përgjegjësia për zjarrin i cili u mori jetën 14 personave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments