18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePas denoncimit të punëtorëve, është arrestuar një shtetas bullgar, drejtor i një...

Pas denoncimit të punëtorëve, është arrestuar një shtetas bullgar, drejtor i një firme në Tetovë

Punëtorët e fabrikës Teteks Jarn në Tetovë të cilët sot në mëngjes mbajtën protestë publike para fabrikës informojnë se pas protestës së tyre dhe denoncimit në polici është arrestuar një përfaqësues i kompanisë me seli në Bullgari. Ata e kishin thirrur policinë duke dyshuar se personi dëshiron të dëmtojë pronën që kishte mbetur në repartet e fabrikës.

“Ne e thirrëm policinë duke dyshuar se një pjesë e udhëheqësisë nga firma e Bullgarisë dëshiron ta marrë leshin e përpunuar dhe makinat dhe t’i shesë. Është arrestuar Petar I. drejtori i firmës, pronar i Teteks Jarn”, informojnë punëtorët.

Nga SPB Tetovë konfirmuan se është arrestuar një shtetas i Bullgarisë por për shkak të qëndrimit ilegal.

“Nëpunës të policisë të SPB Tetovë në Tetovë e kanë privuar nga liria P.I.(56) nga Republika e Bullgarisë, i cili nuk ishte i lajmëruar dhe qëndronte në këtë rajon dhe të cilit në janar të këtij viti i kishte kaluar afati i letërnjoftimit për të huaj. Shtetasi bullgar është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë dhe gjatë ditës do t’i dorëzohet Departamentit për krim ndërkufitar, migrime, të huaj dhe riatdhesim Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, informojnë nga SPB Tetovë.

160 punëtorë në fabrikën për prodhimtari të perit dhe leshit Teteks Jarn Limited sot në mëngjes mbajtën protestë publike duke kërkuar që t’iu paguhen dy pagat e mbetura. Atyre dhe gazetarëve nuk iu ishte lejuar hyrje në oborrin e fabrikës./MIA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments