-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmePas armatosjes së Serbisë me sistem raketor rus, vjen reagimi i NATO-s

Pas armatosjes së Serbisë me sistem raketor rus, vjen reagimi i NATO-s

Aleanca Veri-Atlantike ka reaguar pas lajmit se shteti serb është pajisur me sistem rus të mbrojtjes ajrore.

Përmes një deklarate NATO ka thënë se Serbia është e lirë që të përcaktohet për marrëveshjet politike dhe të sigurisë.

“Serbia ka të drejtë të zgjedh lirisht marrëveshjet e saj politike dhe të sigurisë. NATO dhe Serbia janë partnerë të ngushtë dhe ne jemi të përkushtuar për forcimin e partneritetit tonë me Serbinë, me respekt të plotë për politikën e saj të neutralitetit,” thuhet në një përgjigje të Aleancës, të pyetur nga Radio Evropa e Lirë, në lidhje me shpërndarjen e sistemit raketor antiajror “Panzerir S1”, të cilin Serbia e bleu në bazë të marrëveshjes së vitit 2019.

Gjatë fundjavës që e lamë pas, në Serbi kanë arritur sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, Pantsir S1, pavarësisht paralajmërimit për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e dha njoftimin të dielën në televizion një ditë pasi ministri i mbrojtjes konfirmoi se fillimisht vendi do të pajiset me dy nga gjashtë sistemet e premtuara.

Vuçiqi la të kuptohet se këto sisteme janë blerë pas sugjerimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Blejeni Pantsirin, është dëshmuar shumë efektiv në Siri”, e citoi Vuçiqi presidentin rus në atë që e kishte thënë në takimet e fundit.

Këto sisteme mund të përdoren kundër raketave, aeroplanëve dhe dronëve.

Pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian, por jo në NATO, Beogradi ka vazhduar t’i ruajë lidhjet e fuqishme politike dhe ekonomike me Moskën.

Dërgimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore erdhi vetëm një javë pas vizitës së ministrit rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Beograd.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments