7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKëta janë dajallarët, balldezka, tezakët, nipat dhe kushërinjtë të cilët i ka...

Këta janë dajallarët, balldezka, tezakët, nipat dhe kushërinjtë të cilët i ka punësuar Fatmir Limaj: I pret aksioni ‘Fshesa’ nga Albin Kurti

linku https://www.veriu.info/keta-jane-dajallaret-balldezka-tezaket-nipat-dhe-kusherinjte-te-cilet-i-ka-punesuar-fatmir-limaj-i-pret-aksioni-fshesa-nga-albin-kurti/

Gazetari Xhevdet Pozhari ka postuar një shkrim ku ka bërë publik emrat e të punësuarve nga Partia e Fatmir Limajt sa ishte në pushtet

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij.

Fatmir Limaj: Qeveria e Kurtit sot e ka shkelur ligjin, sepse ka larguar njerëz të cilët kanë qenë të zgjedhur përmes konkursit.

Risjellim në vëmendje disa prej punësimeve me konkurs për të cilat ka droje Limaj.
?

– Mbesa e Haxhi Shalës, Donjeta Bytyqi u zgjodh me konkurs në pozitën “Zyrtar i lartë për ekzaminim”, në MTI.

– Burri i vajzës së Fatmir Limajt, Veron Selmani, është punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

– Balldezka e Fatmir Limajt, Sadbere Balaj ishte punësuar në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Asaj i ishte besuar Promovimi i Investimeve Strategjike.

– Nipi i Jakup Krasniqit, Taulant Krasniqi është punësuar si inspektor i naftës në MTI.

– Kunata e ish-deputetes Valdete Bajramit, Shkëndije Bajrami – Azizi u punësua në MTI për monitorimin dhe kontrollin e cilësisë së naftës.

– Në MASHT, gjatë periudhës së ministrit Shyqyri Bytyqi u punësuan militant dhe familjar të partisë NISMA Socialdemokrate, siç janë: Shkurte Gashi, ishte kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës; Valdete Prebeza, ish kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës; Arianit Krasniqi, kryetar i rinisë të Degës Nisma Socialdemokrate në Malishevë; Rudina Restelica, e aderuar në muajin qershor 2018 në partin Nisma Socialdemokrate; Veton Kastrati ish-asamblist i partisë Nisma dega në Malishevë; Lavdim Rizani anëtar i degës së partisë Nismës në Lipjan; Diana Bytyqi,bashkëshortja e Ardian Gashit zyrtarit të Nismës për Media; Alberina Foniqi Boja, anëtare e forumit të gruas në Suharekë; Në këtë institucion përmes një projekti të MPMS është punësuar mbesa e ministrit Beslina Hoxha dhe Milot Hyseni, djali i motrës së bashkëshortes se ministrit; Ardita Muqolli e cila ka aderu në Nismë.

– Vetë Shyqyri Bytyqi ishte përkujdesur që në ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjikë ta punësojë Mirlind Hysenin, djali i motrës së bashkëshortes së ish Ministrit të Arsimit.

– Sekretar të Ministrisë së Arsimit e patën emëruar Ekrem Kastratin. Kastrati i emëruar sekretar në ministrinë e udhëhequr nga Nisma, mandatin e kaluar ishte drejtor komunal në Malishevë, komunë e udhëhequr po ashtu nga Nisma. Kjo ishte bërë pa pëlqimin e britanikëve dhe pa plotësim kriteresh.

– Katër vëllezërit e Jakup Krasniqit, kanë të punësuar djemtë e tyre në institucione të ndryshme të vendit. Abdyli vëllai i Jakup Krasniqit ka të punësuar dy djemtë e tij në institucione të vendit, ndërsa vet ai është pjesë e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Vëllai tjetër i Jakupit, Halimi që kishte qenë drejtor në një shkollë në Negrovc, ka të punësuar djalin e tij në ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments