3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePartia eLupço Georgievskit-VMRO-NP: Tanket që i dhurohen Ukrainës janë blerë në vitin...

Partia eLupço Georgievskit-VMRO-NP: Tanket që i dhurohen Ukrainës janë blerë në vitin 2001, pikërisht nga Ukraina

VMRO-Partia Popullore e drejtuar nga Ljubço Georgievski, i cili ka qenë kryeministër gjatë konfliktit të 2001, sot ka reaguar në lidhje me donacionin me tanke që Maqedonia e Veriut po i bën Ukrainës.

Nga kjo parti thonë se duan të sqarojnë se nëse bëhet fjalë për tanket e vitit 2001, të njëjtat nuk janë donacion rus, por janë blerë pikërisht nga Ukraina në vitin 2001.

“VMRO-Partia Popullore në lidhje me diskutimin e hapur këto ditë për origjinën e tankeve që po i dhurohen Ukrainës, dëshiron të sqarojë disa gjëra për të mos krijuar konfuzion të panevojshëm”.

“Me kusht, nëse bëhet fjalë për të njëjtat tanke që janë blerë në krizën e vitit 2001, duam të theksojmë se Republika e Maqedonisë tanket nuk i ka marrë si donacion nga Rusia, siç shkruajnë disa media, por shteti i ka blerë nga Ukraina, të cilat ishte një ndihmë shumë e rëndësishme duke pasur parasysh se në atë kohë kishte një embargo jozyrtare për shitjen e armëve në Maqedoni. Duam të shtojmë dhe të theksojmë se tanket nuk janë marrë si ndihmë por janë blerë me para të Maqedonisë”, thonë nga partia e Georgievskit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments