5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeParlamenti holandez “dritë jeshile” për negociatat me Shqipërinë

Parlamenti holandez “dritë jeshile” për negociatat me Shqipërinë

Shqipëria, përparim të mjaftueshëm për nisjen e bisedimeve”

Holanda i ka thënë zyrtarisht “po” nisjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Parlamenti holandez, ashtu si edhe Komisioni për Çështjet e Jashtme, ka miratuar në seancë plenare qëndrimin e mbajtur nga qeveria për të thirrur konferencën e parë ndërqeveritare, duke vlerësuar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”.

Ministrja holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag duke folur të enjten para deputetëve konfirmoi edhe një herë se Shqipëria ka bërë hapa përpara sa i përket reformave, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu ajo nënvizoi se qeveria holandeze ka miratuar përfundimin e Komisionit Europian se Shqipëria tani ka bërë përparim të mjaftueshëm në plotësimin e kushteve, duke nënvizuar se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt, në mënyrë që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese.

Tashmë me autorizimin e marrë nga parlamenti, pritet që ministrja holandeze Singrid Kaag të votojë “pro” në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian që do mbahet më 22 qershor për nisjen e bisedimeve dhe mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare.

Lidhur me këtë vendim reagoi edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka, e cila përshëndeti qëndrimin e parlamentit holandez, duke theksuar se ky është një lajm I shumëpritur dhe njohje e merituar e reformave që ka ndërmarrë vendin.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments