4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePapa caktoi gruan e parë në një pozitë të lartë në Sinodin...

Papa caktoi gruan e parë në një pozitë të lartë në Sinodin e Peshkopëve

Papa Françesku ka emëruar francezen, Natalie Bequard si nënsekretare të Sinodit të Ipeshkvijve, gruaja e parë që mban këtë detyrën.

Natalie Bequard është një nga dy nënsekretaret e reja të emëruara në sinod, një organ që merret me çështjet kryesore të doktrinës dhe në të cilin ajo ka qenë këshilltare që nga viti 2019, raporton vaticannews.

“Emërimi i Bequare tregon dëshirën e Papës për pjesëmarrje më të madhe të grave në procesin e gjykimit dhe vendimmarrjes në kishë”, tha sekretari i përgjithshëm i sinodit, Kardinal Mario Grec.

Ai shtoi se emërimi i Natalie Bequart dhe mundësia e saj për të marrë pjesë në votim është një “hapje e derës”.

Peshkopët dhe kardinalët që kanë të drejtë vote, si dhe ekspertë që nuk mund të votojnë, marrin pjesë në punën e sinodit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments