7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPandemia/ Koronavirusi po vret nga një person për çdo 17 minuta në...

Pandemia/ Koronavirusi po vret nga një person për çdo 17 minuta në New York

Si pasojë e përhapjes së koronavirusit, gjendja në New York të Shteteve të Bashkuara është rënduar në masë të madhe, duke rrezikuar që shërbimet shëndetësore të bien në kolaps.

Në dy ditët e fundit, në New York që është bërë qendra e përhapjes së kësaj pandemie, kanë vdekur 850 persona, që nënkupton se koronavirusi ka vrarë nga një person për çdo 17 minuta, derisa janë 26,697 të infektuar.

Vetëm autoambulancat janë parë nëpër rrugët e boshatisura, që shkonin nga një shtëpi në tjetrën, për të vizituar njerëzit në nevojë.

Thirrjet në emergjencë janë rritur për 40 për qind, duke shënuar rekord historik, ndërsa nga pamundësia që t’ju përgjigjen të gjithave, qendra e thirrjeve ka bërë të ditur se gjatë tërë kohës, ishin rreth 170 telefonata që mbetnin në pritje.

Kjo ka bërë që mjekët të bëjnë apel, që të telefonohet emergjenca vetëm kur gjendja është shumë e rëndë, nëse ka probleme me zemër apo kur dikush nuk mund të merr frymë.

Brenda spitaleve të tejmbushura, mjekët dhe infermierët po mundohet ta bëjnë të pamundurën, që t’i ndihmojnë të sëmurët që janë vendosur edhe në hapësirat më të papërshtatshme.

“Ngjanë me ferr, njerëzit vijnë, nisim t’i trajtojmë, gjendja e tyre mbetet e rëndë dhe kështu vazhdon edhe me të tjerët. Kështu nuk ka qenë as kur ka ndodhur 9/11”, ka thënë një mjek që po i trajton të sëmurët./Gazeta Sinjali/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments