Pandeli Majko ka folur për krizën politikë në Kosovë. Sipas Majkos situata paraqitet shumë e komplikuar.
“Situata paraqitet e komplikuar. Besoj se ishte një veprim emocional ai i bërë nga kryeministri Kurti duke shkarkuar ministrin e Brendshëm dhe një nga figurat kryesore Agim Veliu. Ky veprimi emotive çoi në një veprim tjetër emotiv nga ana e LDK-së. Por nuk mendoj se përplasja nis këtu. Faji e ka humbur adresën”, ka deklaruar ai në topchannel.
Majko tha se nuk duhet nxitur në krijimin e qeverisë së re sepse Kosova dhe Shqipëria po vuajnë me pandeminë e koronavirusit.