10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaKulturëPanairi i librit nga data 4 deri në 10 maj: oferta e...

Panairi i librit nga data 4 deri në 10 maj: oferta e shtëpive botuese dhe promovim i leximit

 Panairi i Shkupit përkujton se Panairi i 35-të Ndërkombëtar i Librit, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, do të mbahet nga 4 deri më 10 maj të vitit 2023 në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Në prag të hapjes së panairit, Bojan Sazdov, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Maqedonisë (SHBM) deklaroi se qëllimi i edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit është krijimi i mundësive dhe formave gjithnjë e më të mira për promovimin e leximit të librit. – dhe për gjeneratat më të reja, dhe për gjeneratat më të vjetra, përmes ofertave të panairit të shtëpive të shumta botuese. 

 “Arsyeja kryesore pse ky panair është ndoshta më i pëlqyeri në nivel kombëtar është pikërisht dashuria për fjalën e shkruar dhe qasja e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve çdo vit duke ofruar këtë platformë të veçantë panairi, e cila klutivon këtë lloj trashëgimie kulturore në vend dhe më gjerë. Kjo ngjarje shtatëditore është një mundësi për të prezantuar  në mënyrë përkatëse traditën e pasur letrare, por edhe për të festuar larminë dhe krijimtarinë e mendimit të autorit”, thotë Sazdovi.

Informacionet për Panairin e Librit janë të disponueshme në ueb-faqen  (www.skopskisaem.mk) dhe @skopski.saem në Instagram dhe Skopski saem në Fejsbuk. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments