-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePALMER PARALAJMËROI KURTIN: NËSE ‘KOSOVA E RE’ DËSHTON, ATËHERË DO TË MERRNI...

PALMER PARALAJMËROI KURTIN: NËSE ‘KOSOVA E RE’ DËSHTON, ATËHERË DO TË MERRNI ENERGJI NGA RUSIA

Kompania Contour Global ka njoftuar se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavatë, duke përmendur Qeverinë Kurti si shkak.

Contour Global ka thënë se projekti Kosova e Re nuk mund të ecë përpara, sipas tyre situata politike në Kosovë që nga korriku dhe formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara

E këtë në vitin 2019 ndihmës-sekretari i shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kishte paralajmëruar për pasojat e mëdha që mund të ketë largimi i kompanisë amerikane “Contour Global” nga Kosova.

Palmer kishte thënë se shumë kombe të Ballkanit dhe pjesa më e madhe e Evropës Juglindore preken drejtpërdrejt ose indirekt nga politikat dhe furnizimi i energjisë ruse; ato që janë gazifikuar i besojnë, pothuajse, ekskluzivisht Rusisë si furnizuese, shkruan Metro.

“Nëse ky projekt dështon, Kosova mund të detyrohet të marrë në konsideratë alternativa që përfshijnë energjinë me burim rus. Shumë kombe të Ballkanit dhe pjesa më e madhe e Evropës Juglindore preken drejtpërdrejt ose indirekt nga politikat dhe furnizimi i energjisë ruse; ato që janë gazifikuar i besojnë, pothuajse, ekskluzivisht Rusisë si furnizuese. Për të ruajtur pavarësinë e saj energjetike, Kosovës i duhet gjeneratë e re, dhe Kosova e Re është opsioni më praktik, më efikas dhe më i mundshëm. Mbështetja e këtij projekti është tërësisht interes kombëtar në SHBA”, kishte thënë Palmer. Shkruan Insajderi, përcjellë Telegrami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments